Rita Ora, mahnitëse në WMA
Së fundmi ajo ka marrë një rol në America’s Next Top Model.
Dhe, Rita Ora dëshmoi se i ka të gjitha kredencialet për rolin e saj, derisa ajo arriti në VMA MTV, në Madison Square Garden, New York në natën e diel, transmeton Bota Sot.
25 vjeçarja tregoi stilin e saj të veçantë, teksa tregoi të pasmet e veshur me një fustan të zi, të gjatë, por rrjetë e me pupla, që tregonte format seksi të saj.
Rita kishte mbledhur flokët dhe dukej e mahnitshme me pamjen e saj.
Vëmendje morën edhe takat e saj, që ishin më ndryshe se zakonisht.
Si çdoherë, edhe mbrëmë Rita mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj./BS/







Please follow and like us: