Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA mbështet Turqinë vetëm në operacionet kundër ISIS


Manbixh, Siri

Zyrtarët amerikanë thanë se luftimet në veri të Sirisë midis ushtrisë turke dhe kurdëve sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, janë “të papranueshme”.

Kritikat vijnë pasi korrespondentët kanë raportuar se ushtria turke është përfshirë në përleshje me milicinë kurde të njohur si Njësia për Mbrojtjen e Popullit, në qytetin Manbixh.

Uashingtoni tha se mbështet pushtimin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë vetëm nëse operacionet kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, e jo milicinë kurde që lufton IS-in.

Ushtria turke ka ndërhyrë në Siri javën e kaluar, pas një sulmi në qytetin Gazianetep të Turqisë, më 20 gusht, i cili ka lënë të vrarë mbi 50 veta.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Rusia ka kritikuar ndërhyrjen e Turqisë, duke thënë se operacionet e saj do të “degjenerojnë” tutje konfliktin civil në Siri.

Please follow and like us: