Albspirit

Media/News/Publishing

SHISH raporton për kanabisin; të dhëna për parcelat dhe pronarët

SHISH, raport për kanabisin; të dhëna për parcelat dhe pronarët

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shqyrton një raport të përcjellë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku hidhet dritë mbi zonat e mbjella me kanabis sativa në vend.

Një burim konfidencial i tha Top Channel se në këtë raport, me informacione të mbledhura nga agjentët në terren, jepet me skema se si është kultivuar kanabisi në rrethe të ndryshme, si dhe mbi personat që ka dyshime paraprake se i kontrollojnë ato.

Të dhënat e sherbimit sekret janë dërguar në organin e akuzës pas një patrullimi edhe me helikopter, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Nuk jepen detaje mbi informacionet e shërbimit sekret për shkak se sipas burimeve, hetimet mbi këto të dhëna po i bëjnë prokurorët, të cilët mund të hapin “hetimet kryesisht” dhe nuk përjashohen përgjimet masive ndaj të dyshuarve.

Raporti citon një burim të thotë se ka zona të caktuara në jug të vendit, sikurse edhe në veri, që ruhen nga njerëz të armatosur të cilët nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin formojnë tiparet e grupeve kriminale.

Gjithashtu, në këtë informacion përcjellë Krimeve të Rënda përmenden edhe emra të oficerëve të policisë të dyshuar se janë të implikuar.

Pak ditë më parë u shpall në kërkim një oficer policie pasi nga përgjimet telefonike njoftonte dy kultivues në mënyrë të koduar për një aksion antidrogë që do të kryhej në malet e Ersekës.

Edhe emri i këtij oficeri doli në bashkëpunim me Krimet e Rënda, të cilat me sa duket e kanë patur informacionin të përcjellë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Please follow and like us: