Albspirit

Media/News/Publishing

Sofie Kastrioti – ​Stërmbesa e Skënderbeut në Kosovë, merr pjesë në “HardhFest 2016”

Pasardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofie Kastrioti ka mbërritur në Kosovë.

Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” dhe të bodrumit Stone Castle.

Vet Sofia u shpreh e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.

“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.

Ndërsa, për vet organizatorët e HardhFestit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të performojë veprat e saj.

Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.

Festa e Vjeljes së rrushit “Hardh fest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin./Kosova Press/
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhardhfest%2Fvideos%2F1669165253411032%2F&show_text=0&width=400

Please follow and like us: