Albspirit

Media/News/Publishing

TE FALA NGA VLORA Z. KRYEMINISTER!

Nga Arben Abazaj*

“Deti ka valen, e burri ka fjalen!” nje fjale e vjeter e Vlores kjo qe na e pruri ne kujtese ne viziten e para disa muajsh ne Vlore, ( 1 Prill) vete deputeti yne, nipi yne dhe kryeministri yne dhe i Shqiperise Z.Rama.

Sot rierdhi ne Vlore, por nuk na tregoi cilen fjale kishte mbajtur edhe pse doli edhe ne ane te detit me vale!

Qe fjala te marr vlere dhe kuptim qe ajo te mos mbetet nje tingull ne ere pa asnje shenje ne ndergjegjen e degjuesit, normalisht do pare se pari nga kush vjen e se dyti me c’vepra eshte shoqeruar!

Marrim deputetin tone Kryeminister! Eshte futur tanime ne vitin e katert te ( keq)qeverisjes se vendit, kryetar i nje mazhorance qe rrall mund ta rikete fat ndokush per numrat qe ka, por fatkeqesisht asgje e premtuar nuk eshte bere, asgje e nisur nuk eshte arrire!

Qe ne krye te heres ky kryeministri yne, kryetar i mazhorances nuk ka arritur te bej nje reforme ne Drejtesi, si themeli i venies ne normalitet te gjithe superstruktures shoqerore dhe gjithe niveleve te tjera te saj!

Por nuk po vemi kaq gjate, po kthehemi te hallet e Vlores! Me ardhjen e tij sot ne Vlore, na kujtoi se edhe mashtruesi rikthehet heret a vone tek te mashtruarit e tij, dhe Rama pasi zgjodhi pikerisht diten me domethenese 1 Prillin, erdhi edhe sot me po kete mentalitet talles e ofendues!

Te gjithe e dime se ne Vlore nuk ka perfunduar asnje investim i nisur nga kjo qeveri, ketu nuk po flasim per hapje e pastrim kanalesh qe e reklamojne kaq shume “punetoret publike” te pushtetit!

Odisea e telenoveles “lungo- mare” qe filloi si “lungo -tritoli” vazhdoi me “lungo-mashtrimin”, “lungo llumin” e se fundi “lungo-krimin” eshte shembulli me i qarte se me c’njeri genjeshtar e mashtrues te pafytyre kemi te bejme!

Kryeministri yne dhe njekohesisht deputeti yne, nuk eshte nga ata qe i’a di vleren fjales, parase ndoshta i’a di mire, por jo fjales! Kur vjen e flet mbi burrerine ne qytetin simbol te saj kjo eshte vertet e pahijshme per nje njeri qe pretendon te jete i drejte ne ato qe ben e qe thote!

Shume njerez kerkojne drejtesi, por te rralle jane ata qe flasin drejte edhe kur kjo nuk u shkon pelqimeve te tyre! E ne fakt kjo eshte burreri e force, te jesh i drejte edhe kur nuk te pelqen! Kryeministri yne dhe “punetoret publike” te tij qe mburren me kanalet nuk i kane keto veti!

* Abazaj eshte aktivist i shoqerise civile ne qytetin e Vlores

received_10205262839730667

Please follow and like us: