Veshjet më të mira në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2016
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, njëkohësisht një nga evenimentet më gjigante të Hollywood-it.
Shumë yje botërorë ishin të ftuar këtë mbrëmje për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe dhe si gjithmonë nuk mungoi as parakalimi i tyre në tapetin e kuq.
E përderisa është një spektakël kaq madhështor, sigurisht që edhe përzgjedhja e veshjeve për parakalimin e tyre, duhej të ishte e veçantë. Telegrafi në bashkëpunim me stilistin e njohur kosovar Rexhep Zylfiu, apo i njohur si “Mr. Rex”, ka përzgjedhur top 10 veshjet më të mira në këtë mbrëmje.
Me profesionalizmin më të madh, duke shpresuar që të kemi sjellë një renditje sa më korrekte, ju ftojmë të ndiqni 10 veshjet më të mira të MTV Video Music Awards 2016
1. Rihanna & Drake
” Për stilin edhe veshjen më të kompletuar shkon për Drake dhe Rihanna. Gjithçka në përmasa sikur se edhe duhet të jetë për një eveniment të tillë”.
2. Beyonce
“Jo vetëm diva e muzikës, por edhe një fashionista e vërtetë”.
3. Kim Kardashian
“E bukur dhe e thjeshtë”
4. Kanye West
“Mashkulli më me shije për modë”
5. Rita Ora
“E bukur në tërësi, edhe pse xhupi prej lëkure, ja humb perfeksionin”
6. Nicki Minaj
“Duket se ngjyra blu nuk i shkon edhe aq shumë”
7. Amber Rose
“Shumë e zakonshme”
8. Ariana Grande
“Si gjithmonë e thjeshtë”
9. Bebe Rexha
“Jo gjithmonë duhet përcjellje stili, nganjëherë duhet t’u përshtatemi edhe ngjarjeve”
10. Heidi Klum
“Duket më shumë veshje plazhi, se sa një për ceremoni të tilla”.