Albspirit

Media/News/Publishing

26 vjet duke mbjellë lule, derisa mbuluan gjithë shtëpinë

Një çift të moshuarish kanë shpenzuar 26 vjet nga jeta e tyre duke u kujdesur për lulet dhe duke mbjellë vazhdimisht të tjera, derisa e shndërruan shtëpinë e tyre të vogël në një kopsht të vërtetë të lulëzuar, që duket sikur është mbështjellë nga një ylber.

Anne dhe Robin Strange, të cilët kalojnë shumë orë të ditës së tyre duke iu përkushtuar luleve, thonë se janë të vendosur ta çonjnë në 30 vjet kohën që i kanë kushtuar nismës së tyre interesante; ta kthenin shtëpinë në një ylber. Çifti i të moshuarve kanë harxhuar gjithashtu shumë para për të mbjellë lule të ndryshme dhe të rralla, ndërsa janë kujdesur shumë për to, duke i strehuar brenda në shtëpi gjatë dimrit, në mënyrë që të mos thaheshin.

Shtëpia e çuditshme e çiftit britanik ndodhet në anë të rrugës dhe shumë njerëz që kalojnë me makinë pranë saj mbeten të befasuar nga fantazia e ngjyrave me të cilat është mbuluar.

Please follow and like us: