Aktorja dhe modelja seksi lë jetën e shthurur dhe bëhet murgeshë
Ajo ka qenë një aktore dhe modele shumë seksi. Por, Sofia Hayat ka vendosur të braktisë jetën e saj të mëparshme, pas “thirrjes së Zotit”. Ajo tashmë është bërë murgeshë. Hayat ka hequr dorë nga jeta e shthurur, madje ka zvogëluar edhe gjoksin që e kishte zmadhuar me operacion.
“Jeta ime më parë ishte e mrekullueshme, por unë e dua këtë njeri të ri më shumë. Kur shikoj fotot e vjetra, tani buzëqesh. Arsyeja e jetës sime tani është të zbuloj të vërtetën e ekzistencës sonë”, – thotë ajo.
Hayat është rritur në një familje të rreptë myslimane, nën kujdesin e prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Por, kjo mënyrë jetese bëri që ajo të rebelohej në adoleshencë dhe të ndiqte një mënyrë tjetër jetese, nga ajo e familjes së saj.