AMF: Kompanitë e sigurimeve të ulin tarifat e siguriacioneve për automjetet
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka anuluar rritjen e sigurimeve të makinave. Nëpërmjet një urdhri MAF u ka kërkuar shoqërive të sigurimit që të anulojnë rritjen e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Përmes një shkrese zyrtare, AMF u ka kërkuar shoqërive që të zhbëjnë rritjen me 30 për qind të tarifave dhe të rikthehen te tarifat e vjetra.
“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti, arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike”, thuhet në shkresën e AMF.
Sipas AMF, rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa njoftuar këtë institcuion ashtu si kërkohet nga rregulloret në fuqi.
“Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja”, thuhet në letrën zyrtare.

Please follow and like us: