Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltarja komunale dërgon SMS porno gjatë mbledhjes

deputetjaNjë deputete e kuvendit komunal të Osijek-Baranja në Kroaci ka shkaktuar një skandal në mediet e vendit dhe më gjerë.

Romania Mihaljeviç është filmuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak duke dërguar një SMS me përmbajtje të rëndë erotike dhe plot epsh.

Për arsye etike nuk po e raportojmë përmbajtjen e këtij mesazhi, të dërguar nga Shefja e Shërbimit në këtë Bashki.

Mediet kroate, nuk kanë mundur të zbulojnë se cili është marrësi i këtij mesazhi “të ndyrë” dhe nëse po përdorte telefonin e punës apo atë privat. Por e sigurt është se e gjitha kjo ka ndodhur gjatë kohës që po diskutoheshin çështje të rëndësishme për komunitetin.

Please follow and like us: