Berisha – Ramës: Kemi dy vjet që të thyejmë turinjtë, do ndodhë sërish
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare ish-kryeministri Sali Berisha tha ndër të tjera se vendi ndodhet në emergjencën e kanabisit.
Në momentin kur mbërriti në sallë kryeministri Rama, Berisha iu drejtua me fjalët: “U ktheve zotërote! Urime për Ndokën. Desha të të uroj për Ndokën që e bërë President të Mundjes”.
“Opozita ka dy vjet që lufton për konsensusin dhe ti kërkon ta prishësh. Ne s’po themi mos t’i përmbahemi ligjeve, por amendamenteve. Hajde të bëjmë ligjin. Ti e ke penguar konsensusin. Kemi dy vjet që t’i thyejmë turinjtë dhe do t’i thyej edhe tani”,tha Berisha.
Kryeparlamentari Meta më pas, ai që i ka kërkuar Berishës të ruajë etikën, por Berisha tha se “do t’ia thyente turinjtë” Ramës përmes Komisionit të Venecias.