Albspirit

Media/News/Publishing

Denion MEIDANI: Rama i vjetruar dhe konsumuar 

Rama i vjetruar dhe konsumuar/ Nga Denion MEJDANI

Shume njerezve u ka ndodhur qe teksa vizitojne nje kopsht zoologjik te mirefillte (jo si ai Tiranes) te goditen me fece nga majmunet e kopshtit. Per zoologjistet ky veprim i majmuneve funksionon kryesisht si nje mekanizem mbrojtes, pikerisht kur ata ndjehen te kercenuar apo te irrituar nga dikush. Por ka dhe raste kur ata e bejne kete veprim thjesht si nje reagim apo tërheqje vëmendje, apo jane te merzitur dhe kerkojne te zbaviten. Nje studim me i thelluar tregon se ky proces eshte nje veprim i qenieve me zhvillim cerebral te nje rendi e hierarkie me te larte ne natyre. Ekipi i Bill Hopkins i Universitetit Emory e ka studiuar kete proces te gjuajtjeve te tilla dhe impaktin qe ka ai ne zhvillimin e trurit. Nga studimi i këtij ekipi rezulton se vetem dy specie ne toke shimpanzete dhe njerezit hedhin gjera me nje qellim dhe shenjester te caktuar.

Gjithashtu, i rezultoi se ato shimpanze qe gjuanin me shume dhe e kishin shenjestren me te mire kishin edhe nje zhvillim cerebral me te avancuar sidomos ne hemisferen e majte te trurit dhe ne vecanti ne  zonen pergjegjese per levizjet motorike dhe sidomos ne te ashtuquajturen zone Broca qe tek ne njerezit eshte pergjegjese per krijimin e fjales dhe te artikulimit te mendimit. Ata e thelluan studimin e tyre dhe pane qe keto shimpanze ishin gjithashtu me te afte ne komunikim brenda tufes. Madje, nga parametrat e zhvillimit fizik i rezultoi qe aftesi te tilla hedhjeje nuk ishin “perfeksionuar” per gjueti por si forme shprehje dhe komunikimi. Pra, hedhja e feces ishte nje forme vete-shprehje e afirmimi brenda grupit. Gjithashtu, gjate studimit rezultoi qe shimpanze te tille gjuajtes apo fece-hedhes ishin me te prirur per te mos u kujdesur per shoket, madje per t’i tradhetuar ata dhe per te manipuluar rendin shoqeror ne favor te vetvetes.

Por, le te kthehemi tani ne “fermen e kafsheve” qe kemi sot ne Shqiperi. Pergjithesisht, kete sjellje prehistorike lehtesisht e gjejme ne disa pseudo-gazetare e gazetaruce qe paguhen dhe ne borderote e shtetit, e sidomos ne drejtues portalesh rilindas qe jane kthyer dhe ne taksidare me penen e tyre e qe me ngjasojne gjithmone e me shume me reptile qe hedhin gelbaza te helmuara. Akoma me evidente ka qene dhe mbetet nje sjellje e tille edhe ne politike tone primordiale.

P.sh., ne partine ne pushtet qe dhe na intereson se po na qeveris, eshte lehtesisht e evidentueshme fece-hedhja nga individe qe ne KPD e dikurshme apo per vite me rradhe nga z. Rama “per te magjepsur” e dhunuar mjedisin ne rrugen e tij drejt ministrise, bashkise apo dhe vete delegatet mbas gardheve te konferencave, perfshire ata ne kongresin e lavdishem ku ai u zgjodh fale kesaj metodike. Sigurisht ne kete ecje para-prapa te mbushur me pirueta te palavdishme, ndikuan dhe performancat teatrale apo veshjet ekstravagante te ngjashme me fasadat lajle-lujle te Tiranes se bojatisur prej tij.

Ndryshe nga z. Blushi dhe grupi i tij qe me letrari elokuente kerkon ne vite gare normale dhe vetem zgjedhje demokratike brenda partise, z. Rama ose ka shmangur garen me histori referendumesh “qe te kete ose mos te kete zgjedhje kryetari”, ose ka bindur apo manipuluar partine dhe delegatet socialiste (deri duke blere voten e tyre me ane te leprave) per te vote-besuar sektin e tij. Socialiostet dikur bene jo pak gabim duke e votebesuar kete sekt fece-hedhes te ndikuar nga fatalizmi i nanoisteve qe gati e cuan vendin dhe partine ne gremine, por aventura rilindase, ne shpalosjen e saj, i ka zhgenjyer te gjithe shqiptaret, duke provokuar e ushqyer nje stanjacion te gjithanshem, verferi te tejskajshme e kriminalizim e korrupsion kapilar.

Mbetet te shpresojme qe kete here socialistet do bejne nje zgjedhje me te mencur. Sidoqofte, situate nuk duket te jete ndryshe pas nje viti, sepse pervec Blushit qe duket drejt largimit ngha partia kete shtator, kete here mbeten rivale per drejtimin e partise mbase humbjes se mundshme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017 dy pole rilindase, te drejtuar nga dy benjamine te Rames, te cilet jane ne konflikt me njeri tjetrin. Dhe, aq me keq, te dominuar e varur nga loja e parase se piste: me te ardhura nga korrupsioni, nga mbeshtetja prej krimit, nga kanabizimi e evazioni, perfshire landfildet e paligjshme, abuzimet ne dogana e tatime, ne tenderat e paracaktuar, etj. Patjeter qe dhe keta dy rivale te rinj, ndryshe nga zhvillimi elokuent i zotit Blushi, kane aftesi fece-hedhese te papara por dhe nje prirje natyrore per teater dhe show politik, duke ia kaluar ne jo pak raste dhe fece-hedhjes se vete Rames se vjetruar e konsumuar.

Ky i fundit i trembet, mbi te gjitha Metes, pse jo, deri diku, dhe Blushit; por, nen rrogoz, nuk ja ka besen as dhe dy trashigimtareve fece-hedhesve te rinj te tufes se tije rilindase. Ndoshta, eshte futur dhe ne mendime, deri duke e paralelizuar veten me Kronusin, i destinuar te humbe dhe nderkohe gelltit femijet e tij nen friken e profecise qe parashikonte se njeri prej tyre do ta hedhe ate ne gremine. Ne fakt, biri i tij Zeusi e rrezoi ate nga posti. A eshte ky nje paralelizem i pershtatshem me zotet greke te cilet sipas miteve sikur keta qe po na qeverisin sot pa me te voglin remors vrisnin, prisnin, perdhunonin, torturonin e mbi te gjitha vidhnin pa u nginjur. le te presim rrjedhjen e ardhshme te ngjarjeve!?

Please follow and like us: