Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet rusi, luftoi kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainë


Ilustrim

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me burg një rus sepse ai kishte luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini, në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.

Komiteti Hetues i Rusisë, ka thënë sot se një gjykatë në rajonin Kirov, ka shpallur fajtor një 24 vjeçar, se ka luftuar si mercenar për një shtet të huaj, dhe e ka dënuar atë me dy vjet burgim.

Personi i shpallur fajtor – identiteti i të cilit nuk është bërë publik- ishte arrestuar shtatorin e vitit të kaluar në rajonin Kirov të Rusisë.

Ai kishte luftuar për gjashtë muaj përkrahë forcave ukrainase kundër separatistëve pro-rusë.

Prej prillit të vitit 2014, më luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatisvë të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës, janë vrarë më shumë se 9,500 njerëz.

Ka pasur raporte të shumta se shumë vullnetarë dhe mercenarë nga ish-republikat sovjetike u janë bashkuar të dyja palëve në këtë konflikt.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: