Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncuesit e ryshfetit, mund të marrin paratë mbrapsh

Denoncuesit e ryshfetit, mund të marrin paratë mbrapsh

Ata që kanë prova për një ryshfet që kanë dhënë në këmbim të një vendimi në favor të tyre nga gjyqtarët, nëse e denoncojnë këtë mund të rimarrin paratë mbrapsh. Projektligji i ri për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u garantojë imunitet qytetarëve që kanë paguar ryshfet, nëse denoncojnë magjistratët që kanë kryer korrupsion, shkruan Panorama. Gjithashtu parashikohet që dencuesit nuk do të dënohen dhe mund të rifitojnë shumën që kanë dhënë si ryshfet.

BE dhe SHBA këtë parashikim në projektligjin e vettingut, e kanë përfshirë në “çështjet që nuk negociohen”, apo siç u theksua ndryshe “vija e kuqe”. Ky është neni për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Ky është statusi që mund të bëhet i çdo personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre korrupsioni, qoftë me gjyqtarët apo me prokurorët.

Ky nen parashikon se një person që ka dhënë para, ryshfet për të  marrë një vendim në favorin e tij, nëse ka prova për këtë shkelje ligjore, personi nuk dënohet. Projektligji I ri I rezervon statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë” bashkëpunëtorit në korrupsion që vendos të denoncojë. Në këto kushte dencuesi duhet të dëshmojë gjithshka pa asnjë rezervë dhe të vendosë në dispozicion të drejtësisë të gjithë faktet që posedon. “nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori I drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervëose kusht, për të gjithë faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe ndalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori I drejtësisë përpara prokurorit përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe proceseve të tjera ligjore”, thuhet në nenin 50 të projektligjit.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: