Deputeti abuzon me pastruesen brenda godinës së Asamblesë
Bolivia është përfshirë nga debatet pas publikimit të imazheve të një telekamere sigurie të Asamblesë rajonale të Chuquisaca, ku duket qartë se si një deputet abuzon seksualisht me një pastruese, e cila duket e dehur.
Ngjarja ka ndodhur në 20 dhjetor, (por filmimi është bërë publik vetëm tani), pas një feste të organizuar në brendësi të institucionit, ku merrnin pjesë politikanë dhe punonjës të Asamblesë. Nga videoja duket qartë se gruaja ka qenë e dehur dhe plotësisht e papërgjegjshme kur Alcibiade Domenica, pjesëtar i Lëvizjes për Socializëm (MAS), parti e Presidentit Evo Morales, abuzon me të.
Prokuroria boliviane ka nisur hetimet për ngjarjen e asaj nate, ndërsa presidenti Morales ka kërkuar dorëheqjen e “të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë” në ngjarje.