Albspirit

Media/News/Publishing

Dy yjet e Hollivudit ulin çmimin e shitjes së vilës në Majorka

CiftiiSipërfaqja me më shumë se 200 hektarë në Majorka, me një pamje të shkëlqyer nga deti, një kinema dhe fermë private është në shitje prej dy vjetësh, por për 41 milionë dollarët nuk kanë gjetur akoma një blerës.

Atëherë, pronarët, Catherine Zeta-Jones e Michael Douglas, kanë vendosur të ulin çmimin në 34 milionë. Duke iu referua burimeve të shtypit, gjendja shëndetësore e aktorit hollivudian, është arsyeja për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje…

Douglas e kishte blerë pronën, të njohur si Sant’Estaca, në vitin 1989 për 2.7 milionë dollarë së bashku me gruan e tij të parë, Diandra Luker. Kishte shpenzuar 5.5 milionë për rikonstruksionin dhe tani, ferma, mes të tjerash ka një kinema, një pishinë të madhe, sallë lojërash dhe një bibliotekë të pasur. Në festat e panumërta që aktori ka organizuar në vilë, ku kalonte të paktën gjashtë muaj në vit,  kanë marrë pjesë Tom Cruise, Nicole Kidman, Michelle Pfeiffer, Jack Nicholson dhe shumë yje të tjerë të Hollivudit.

VilaPas martesës me Zeta-Jones, Douglas, filloi të mos vinte më dhe që nga viti 2014 nuk kanë vënë më këmbë në ishull. Se çfarë qëndron pas kësaj, akoma nuk është e qartë, por burime të pakonfirmuara të shtypit rozë, këmbëngulin te fakti që problemet shëndetësore të aktorit (është diagnostikuar para dy vjetësh me kancer në fyt dhe beteja e tij me sëmundjen vazhdon akoma) kanë pasur një ndikim në vendimin për të nxjerrë në shitje pikërisht pronën dhe për të futur në kasafortë disa dollarë më shumë.

Please follow and like us: