Albspirit

Media/News/Publishing

E blen për 7 dollarë, zbulon se është pikturë origjinale e Renoir

Piktura “Paysage Bords De Seine”, e Pierre-Auguste Renoir

Një grua nga Virxhinia, SHBA bleu një pikturë në tregun e sendeve të lira për vetëm 7 dollarë, pasi e tërhoqi korniza e artë me të cilën ishte rrethuar ajo, por zbuloi se kishte gjetur një xhevahir të vërtetë që vlen qindra mijëra dollarë. Gruaja ishte gati ta hidhte pikturën dhe të mbante kornizën, e vetmja që i interesonte, por një pllakë me emrin Renoir e bëri të ndërronte mendje dhe të konsultohej me një ekspert arti për të parë nëse ishte realisht e vlefshme. Eksperti i artit ku gruaja e çoi pikturën për vlerësim është shprehur thuajse i sigurt se bëhet fjalë për një vepër origjinale të piktorit francez të shekullit të 19, Pierre-Auguste Renoir dhe konkretisht për veprën e humbur “Paysage Bords De Seine”, që i përket vitit 1879. Kjo, nisur nga ngjyrat specifike në pëlhurë dhe lëvizjet e shpejta të penelit, të cilat sipas tij tregojnë se bëhet fjalë për vepër origjinale. Piktura do të dalë në ankand më 29 shtator dhe mendohet se ajo do të shitet për të paktën për 100 mijë dollarë, çka në fakt është një shifër e papërfillshme në krahasim me çmimet me të cilat janë shitur pikturat e artistit francez, disa prej të cilave kanë arritur disa dhjetëra milionë dollarë.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: