‘Facebook’ merr 1500 kërkesa spiunazhi në muaj
Facebook ka pranuar 9 000-10 000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga autoritetet lokale, shtetërore dhe federale të Shteteve të Bashkuara, në gjysmën e dytë të vitit 2012, bën të ditur kompania.
Rrjeti i famshëm social ka thënë se kërkesat kanë përfshirë 18 000 deri në 19 000 përdorues dhe kishin të bënin zakonisht me çështje të sigurisë kombëtare.
Kompania ka thënë se ka publikuar informacionin pas arritjes së një marrëveshjeje me autoritetet e sigurisë në SHBA.
Njoftimi i Facebook-ut pason rrjedhjen e informacioneve sekrete nga ish-punonjësi i CIA-s, Edward Snowden, në lidhje me programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.
Please follow and like us: