Fiton 8.500 euro në lotari, vdes nga gëzimi
Një pakistanez 60-vjeçar ka vdekur nga një infarkt në zemër, menjëherë sapo ka marr vesh se ka fituar në lotari 1.2 milionë rupie, rreth 8500 euro. Ngjarja ka ndodhur në Rawalpindi, qytet i afërt me Islamabad.
Burri, i quajtur Zarar, kishte hyrë në bankë për të tërhequr një shumë të vogël nga llogaria e tij. Në momentin që është paraqitur në sportel, ai është thirrur nga drejtori i filialit, i cili e ka lajmëruar se ishte fitues i një çmimi vjetor.
Menjëherë sapo mori lajmin, 60-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka vdekur në vend.
Please follow and like us: