Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalët që përdor më shumë një gënjeshtar

Ju dhe partneri juaj mund të keni një marrëdhënie të shkëlqyer dhe gjithçka duket se shkon vaj mes jush. Por është mirë të dini si të kuptoni shenjat se ai ose ajo po ju gënjen. Ekspertja e gënjeshtrave, Janine Driver, autore e librit ‘Ti nuk mund të më gënjesh’ na pajis me disa sekrete të vogla, disa fjalë tipike që zbulojnë hapur një gënjeshtar.

Asnjëherë

Kur partneri juaj, në një situatë të caktuar përdor fjalën asnjëherë në vend të jo, çështja duhet shqyrtuar pak më me kujdes. Është një shenjë e shfajësimit. P.sh, nëse ju e pyesni: Mos po flirtoje gjë me atë vajzën? dhe ai përgjigjet kurrë në vend të jo.

Ajo (përpara një emri)

Sigurisht që ka raste kur një fjalë është e vetmja e përshtatshme për t’u përdorur në një situatë të caktuar. Por nëse partneri juaj përdor përemrin ajo përpara një emri, p.sh ajo grua ose ato para, kjo është një mënyrë e pandërgjegjshme për ta distancuar veten nga bota. Ky cilësohet si një truk shumë i zakonshëm i manipulatorëve.

Nuk do të mundja kurrë

Nëse ai e shmang fjalën jo dhe në vend të saj përdor frazën nuk do të mundja kurrë, kur flet për gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën, bëni kujdes. P.sh, nëse ti e pyet: Flet akoma me ish të dashurën tënde? dhe ai përgjigjet: Nuk do të mund kurrë ta bëja këtë, kjo krijon idenë e diçkaje që ai planifikon ta bëjë në të ardhmen.

Meqë ra fjala

Gënjeshtarët përdorin zakonisht fraza të tilla parazite për të zbutur atmosferën rreth asaj që do të thonë më pas. Ndiqeni me vëmendje atë që ai do të thotë pas kësaj shprehjeje.

Por…

Gënjeshtarët zakonisht përpiqen të minimizojnë atë që sapo kanë thënë me këtë fjalë, prandaj kini kujdes kur ai përdor një fjalë të tillë vend e pa vend. Psh kur thotë: E di që kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por..

Pse duhet ta bëja atë?

Kjo është një nga shprehjet më të preferuara të gënjeshtarëve, që u shërben për të fituar kohë gjatë komunikimit për atë që do të thonë më pas. Kjo frazë plotësohet zakonisht edhe me të tjera të tipit: Po më quan gënjeshtar?, të cilat në situata të caktuara janë shenjë e qartë e një gënjeshtre të pastër.

Please follow and like us: