Albspirit

Media/News/Publishing

Foto provokuese në rrjetet sociale, diplomatja rrezikon vendin e punës

Një këshilltare diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme serbe rrezikon vendin e punës për shkak të disa fotove që ka postuar në internet. Pozat e saj mikluese dhe seksi kanë shkaktuar jo pak reagime në sferën politike të vendit.

27-vjeçarja Vanja Hadzovic, këshilltare në ministrinë e jashtme ballkanike, rrezikon të komprometojë përgjithmonë karrierën e saj diplomatike. Imazhet, të publikuar fillimisht në rrjetet sociale e më pas në tablodin Blic, kanë shkaktuar zemërimin e funksionarëve të lartë të ministrisë.

“Në Serbi dhe jashtë janë të shumtë personat që besojnë se këto foto tregojnë një person që nuk do të bëjë karrierë diplomatike. Do të jetë një hetim parlamentar ai që do të vendosë për fatin e saj”, thonë në ministri.

Please follow and like us: