Franca kritikon Turqinë për ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe paralajmëron Rusinë
Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka kritikuar Turqinë për intervenimin e saj ushtarak në Siri, duke e quajtur kontradiktor intervenimin e saj, si dhe e ka paralajmëruar Rusinë që të mos bëhet protagoniste në luftë.
Gjatë një fjalimi të mbajtur sot, Hollande ka thënë: “Intervenime ushtarake të shumëfishta dhe kontradiktore barin rrezikun për inflamacion të përgjithshëm,” përcjell Express.
Megjithatë, ai ka thënë se mund ta kuptojë shqetësimin e Turqisë për t’i mbrojtur kufijtë e vet dhe për ta luftuar grupin e Shtetit Islamik (ISIS), por e ka kritikuar Ankaranë për aksionet e saja kundër rebelëve kurdë që janë aleatë të koalicionit që udhëhiqet nga ShBA, e që lufton ekstremistët.
Edhe Franca është pjesë e këtij koalicioni.
Hollande ka shtuar se regjimi i Assadit e përdor përkrahjen ushtarake të Rusisë për të hedhur bomba mbi civilë.
https://www.facebook.com/cercizloloci/
Please follow and like us: