Francë, dorëhiqet ministri i Ekonomisë, do të kandidojë për president
Ministri i Ekonomisë i Francës, Emmanuel Macron, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Hollande.
Sipas mediave franceze Macron synon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm.
Macron, 38 vjeç, ka qenë një figurë kontroverse në qeverinë e presidentit socialist, Francois Hollande.
Ai ka vënë në pikëpyetje javën 35-orëshe të punës në Francë, ndërsa për papunësinë e lartë dhe rritjen e dobët ekonomike ka fajësuar mungesën e konkurrencës.
Please follow and like us: