Francë, vajza e motit e mban premtimin, zhvishet lakuriq
Kur miliona teleshikues ndezën televizorin në Francë, prisnin të shikonin prezantuesen e famshme të motit, Doria Tillier lakuriq. Kështu kishte premtuar se do të dilte 27 vjeçarja, dikur modele dhe aktore, nëse ekipi kombëtar i Francës do të kualifikohej për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Brazil. Ekipi i Francës fitoi me rezultatin 2-0 përballë Ukrainës dhe në fakt Doria e mbajti fjalën, por e prezantoi motin nudo duke vrapuar nëpër një fushë në një fshat të Francës dhe jo në studio.
Please follow and like us: