Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja interviston ‘topless’ kryebashkiakun

toples 1

Një gazetare kanadeze hoqi bluzën gjatë një interviste me kryetarin e bashkisë së qytetit të saj dhe vazhdoi intervistë me të gjysmë e zhveshur.

Lori Welbourne, drejtuese e një emisioni në radio dhe kolumniste në gazetën lokale ishte duke intervistuar Walter Gray, kryebashkiakun e Kelowna mbi faktin nëse ishte e ligjshme në qytetin  tij që femrat të nxirrnin gjoksin në publik. “P.sh, çfarë ndodh nëse unë dal topless”? i tha ajo kryebashkiakut.

Por përpara se ai t’i përgjigjej pyetjes, Welbourne i la disa çaste mikrofonin në dorë dhe hoqi bluzën duke nxjerrë gjoksin para kamerës.

toples 3

“Çfarë po bën”, – pyeti Gray, ndërsa gazetarja iu përgjigj: “Këtu është shumë vapë”.

Pasi e mblodhi disi veten nga surpriza, kryebashkiaku u përgjigj se, ndërsa dikush mund të tundohet të lajmërojë policinë teksa sheh një femër topless, është krejtësisht e ligjshme që një femër të tregojë gjoksin aty ku mund ta tregojë edhe një mashkull

“Pra unë mund të dal topless në Kelowa”? pyeti Welbourne.

toples 2

“Epo, nuk është se po ta sugjeroj një gjë të tillë, por nëse e bën nuk je duke thyer ligjin”, – u përgjigj kryebashkiaku.

Grupe femrash dolën topless nëpër rrugët e disa qyteteve amerikane, përfshi edhe New York-un më 25 gusht, për të festuar të drejtën e tyre për të nxjerrë gjoksin në publik, traditë kjo që ka nisur që nga viti 2007.

Please follow and like us: