Albspirit

Media/News/Publishing

Geni i lumturisë është femëror

Është identifikuar mekanizmi i ADN përgjegjës për këtë reaksion, që nuk ndodh tek meshkujt

Një studimi i ri ka zbuluar për herë të parë gjenin përgjegjës për lumturinë tek femrat. I njëjti gjen nuk ekziston tek meshkujt. Shkencëtarët e Universitetit të Floridës Jugore kanë zbuluar lidhjen që ekziston mes një gjeni, i pagëzuar si monoamino assidasi A (MAOA), dhe
reagimit të trurit ndaj dopaminës dhe serotoninës, substanca kimike të lidhura me gjendjen shpirtërore pozitive, si lumturia, qetësia, gëzimi.

Studimi është publikuar në revistën ‘Progress in Neuro-psychopharmacology and biological psychiatry’, në muajin gusht. Një prani e ulët e gjenit MAOA është e lidhur me një gjendje të qetë shpirtërore dhe lumturi, ndërsa shprehja e lartë e këtij gjeni, në të kundërt, është e lidhur me ndjenja negative si alkoolizmi, sjellje agresive dhe asociale, shpjegon Henian Chen, drejtuesi i studimit në fjalë.

Në rastin e mashkullit, një lidhje e tillë është inekzistente. Ndoshta tek meshkujt kemi të bëjmë me mekanizma të tjerë të panjohur, por që gjithsesi janë të ndryshëm në rastin e trurit mashkullor, shpreh studiuesit.

Studimi mori në shqyrtim ADN e 193 femrave dhe 152 meshkujve, duke bërë një përqasje të prezencës së gjenit MAOA me gjendjen shpirtërore të personit. Studiuesit mendojnë se diferenca mes lumturisë femërore dhe asaj mashkullore në nivelin cerebral, duhet kërkuar tek testosteroni, niveli i lartë i të cilit tek meshkujt e asgjëson mundësinë e ndikimit të gjenit OMOA mbi humorin e tyre.

“Mund të jetë e mundur që meshkujt të jenë më të lumtur në periudhën e adoleshencës së tyre, duke qenë se niveli i testosteronit është më i ulët”, – konkludojnë studiuesit.

 

Please follow and like us: