Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet avioni i zhdukur zviceran, por jo edhe piloti!

Avioni F/A-18 kishte nisur fluturimin e tij për qëllime trajnimi pasditen e të hënës në Meiringen të Kantonit të Bernës. Vetëm pak më vonë është ndërprerë çdo kontakt i pilotit me qendrën kontrolluese. Është paralajmëruar se në pasditen e sotme do të jepen informata më të hollësishme lidhur me aksidentin.

avioni aksident

Aeroplani ushtarak F/A-18 i humbur ditën e djeshme është gjetur sot në regjionin Sustenpass, ka bërë të ditur sot një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Zvicrës. ende nuk jepen të dhëna nëse piloti i këtij aeroplani e ka mbijetuar rrëzimin ose jo. Është paralajmëruar se në pasditen e sotme do të jepen informata më të hollësishme lidhur me aksidentin.

Vendi ku është gjetur fluturakja është në një terren shumë të vështirë për kalim, në lartësinë mbidetare prej rreth 3000 metrave, njofton srf.ch.

Avioni F/A-18 kishte nisur fluturimin e tij për qëllime trajnimi pasditen e të hënës në Meiringen të Kantonit të Bernës. Vetëm pak më vonë është ndërprerë çdo kontakt i pilotit me qendrën kontrolluese.

Tre helikopterë janë angazhuar në fushatën për kërkimin e aeroplanit të humbur, transmeton albinfo.ch Veç tyre, edhe 19 specialistë për terrene malore kanë marrë pjesë në aksionin e kërkimit, duke kontrolluar terrenin në këmbë.

Please follow and like us: