Albspirit

Media/News/Publishing

Guatemala, mësues ditën, prostitutë natën

Ditën punon si mësues, natën si prostitutë. Kjo është jeta e dyfishtë e Linda Elizabeth Tylor Martinez, një transeksual nga Guatemala, historia e të cilit është rrëfyer nga Associated Press.

Tylor e kalon mëngjesin në një shkollë, ku u jep mësim nxënësve i veshur si burrë (gjinia e tij e lindjes). Pas mbarimit të orarit të mësimit, përshkon një lagje të degraduar të kryeqytetit dhe shkon në shtëpi, ku i futet një pune intensive me make-up, për tu transformuar në egon e tij femërore. Tylor i kalon netët nëpër baret e qytetit, ku prostituon. E ndjen veten me fat që ka një vend pune mësuesi, por puna e natës i siguron të ardhura financiare të mira. “Fillimisht nisa sepse kisha nevojë për para, nuk e kisha marrë ende liçencën e mësimdhënies. Por tani, kjo është mënyra e vetme për tu ndjerë grua”, shpjegon ai.

Tylor druan se do të zbulohet identiteti i tij i dyfishtë dhe kjo mund ti krijojë probleme. Shoqata e të drejtave të njeriut e konsideron Guatemalën një shtet jo të sigurtë për transeksualët, pas dy vrasjeve të korrikut të kaluar.

Please follow and like us: