Hapet bordelloja më e madhe në Europë, interes nga politikanët shqiptarë
Do të ngrihet në Saarbrücken, në kufi mes Francës dhe Gjermanisë, bordelloja më e madhe në Europë. Ajo pritet të ketë një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe do të hapet në fund të muajit shkurt, por që tani ka dhjetëra prenotime për “të shfrytëzuar” shërbimet e saj.
Sipas menaxherëve shërbimet do të jenë inovative dhe është menduar si një “qytet i seksit”. Thuhet se ka kushtuar katër milionë e gjysmë euro dhe do të punësojë qindra persona, jo vetëm prostituta. Po ashtu ata thanë se ka pasur interes në rritje nga politikanë të majtë dhe të djathtë në Shqipëri.