Albspirit

Media/News/Publishing

Historianët e Deçanit i kërkojnë kryeparlamentarit të mos votojë demarkacionin

Historianët e Deçanit i kërkojnë kryeparlamentarit të mos votojë demarkacionin

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka drejtuar sot një letër publike kryetarit të Kuvendit të Republikës se Kosovës, Kadri Veseli, përmes të cilës i kërkon që bashkë me deputetët të mos e votojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

“I nderuar Kryetar Veseli,Komisioni Shtetërore i kryesuar nga ana e Murat Mehës ka bërë një punë skandalozë, ngase i ka ikur realitetit të vërtetë të vijës se kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo pikë kufitare për kilometra të tëra ka hyrë në territorin e Kosovës. Andaj, votimi i kësaj marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj të brezit kufitar.

Nëpërmjet kësaj letre publike, do të donim të shprehim mendimin tonë, se kjo marrëveshje duhet të ndalet dhe nuk duhet të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe deputetë të cilët janë të zgjedhurit e popullit nuk duhet të votojnë copëtimin e Kosovës”, pretendojnë historianët e Deçanit në letrën e tyre.

Duke kërkuar që kreu i Kuvendit të Kosovës të rishohë historinë ata thonë se duhen të mos harrohen gabimet e bëra gjatë historisë: “Mos të i harrojmë proceset e para më shumë se 100 viteve, mos të harrojmë vendimet e Konferencës se Ambasadorëve në Londër me 1912-1913, dhe mos të harrojmë vendimin e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, kur Kosova dhunshme ju bashkua Serbisë, ku ishin vet shqiptarët ata të cilët votuan dhe i quan gishtat që Kosova të mbetet nen Serbi. Andaj, edhe votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi me 1 shtator të këtij viti, shumë kënd do të mund të hedhë në krahun e atyre që nuk e duan Kosovën shtete, në krahun e atyre që nesër historia do të i gjykoj dhe fëmijët e tyre do të turpërohen. Ju i takoni brezit të cilët e keni kapur pushkën dhe i keni dalë shpëtim këtij populli dhe kësaj toke. Ju lutemi që të përdorni autoritetin tuaj dhe të ndaleni votimin e kësaj marrëveshje. 

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: