Albspirit

Media/News/Publishing

Hollanda ndërron mendje, jo më seks hapur

Një dekadë më parë, qeveria në Hollandë legalizoi prostitucionin me shpresë se profesioni më i vjetër në botë do të shpëtonte nga trafiku i qenieve njerëzore dhe nga shfrytëzuesit e grave të pafat. Besohej se në rast se punëtoret e seksit do të punonin hapur dhe në mënyrë të ligjshme, nuk do të kishte nevojë për rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit, kriminelët që e drejtojnë dhe përfitojnë nga ky rrjet etj.

Për më shumë se dhjetë vjet, lagjja e dritave të kuqe në qendër të Amsterdamit u bë një zonë e njohur turistike, ku punëtoret e seksit tregonin hiret e tyre nëpër vitrina. Por duket se legalizimi i prostitucionit jo vetëm që nuk e uli përzjerjen e krimit të organizuar, por përkundrazi, e shtoi atë. Kryebashkiaku i Amsterdamit thotë aktualisht se lagjja e dritave të kuqe është bërë një treg i stërmadh i trafikimit të grave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion, më shumë se sa një vend ku punëtoret e seksit ushtrojnë profesionin më të vjetër me vullnet të lirë.

Këtë verë, qeveria e Hollandës pritet të shtrëngojë ligjet që lejojnë prostitucionin ndërkohë që Amsterdami pritet të mbyllë disa zona të lagjes së dritave të kuqe duke kufizuar numrin e shtëpive publike.

Please follow and like us: