Hollivudi eliminon skenat e seksit
Hollivudi ka vendosur të heqë dorë nga skenat e seksit në filmat që prodhohen në studiot e tij, pasi producentët mendojnë se seksi nuk shitet më. Sipas një raporti të ‘Sunday Times’, në vend të kësaj producentët janë fokusuar tek skena e aksionit dhe efekteve speciale pasi ato argëtojnë më shumë.
Sipas analistëve, filmi i fundit në të cilin është përdorur një skenë seksi e ekzagjeruar ka qenë ‘Titanic’, realizuar në vitin 1997, me protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet.
Studiot e prodhimit tashmë po u kërkojnë shkrimtarëve dhe skenaristëve që të shkruajnë histori që tingëllojnë më shumë familjare, pasi sjellin më shumë të ardhura.
Ekspert e industrisë së filmave mendojnë se skena të paharrueshme të tilla se ajo ku Sharon Stone ekspozon veten në ‘Basic Instinct’ nuk do të aplikohen më në filmat e prodhuar në Hollivud. Në këtë mënyrë sipas tyre nuk humbet audienca e moshave të reja, të cilët në kushtet e një filmi me skena të tilla do ta kishin të vështirë ta shihnin një film nga fillimi dere në fund në pranë familjes së tyre.
Sipas producentëve, fituesja e çmimit Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për vitin 2013, Jennifer Lawrence në rolin e saj në filmin më të fundit ‘Silver Linings Playbook’, është mishërimi më i mirë i epokës moderne të Hollivudit.