Hormoni i dashurisë shëron anoreksinë
Një hormon që çlirohet gjatë lindjes së fëmijëve dhe seksit mund të përdoret si kurë për një çrregullim në të ngrënë që shkakton anoreksinë, deklaruan shkencëtarët.
Një studim i vogël nga shkencëtarët e Britanisë dhe Koresë treguan se pacientët nuk qenë aq të fiksuar, pasi imazhit fizik pas një doze oksitocine. Rreth një në 150 vajza adoleshente në Britani preken nga kjo gjendje.
Por zbulimi është ende larg të qenët i përdorshëm si kurë praktike.
Oksitocina është një hormon i çliruar në mënyrë natyrale gjatë shtatzënisë, ushqimit me gji dhe seksit. Ajo sakaq është sugjeruar si kurë për të ndihmuar disa çrregullime pediatrike, si dhe ka ndihmuar në uljen e ankthit social te njerëzit me autizëm.
Studimi u krye duke u dhënë pjesëmarrësve pamje të paraqitjes fizike “optimale” para dhe pas një doze nga hormoni i dashurisë dhe rezultati qe që njerëzit nuk ishin aq shumë të shqetësuar për linjat “perfekte” pas kësaj doze.
Njerëzit me anoreksi kanë rezultuar më parë të fokusuar për shumë gjatë në imazhet e njerëzve në mbipeshë, si dhe në ato që konsiderohen si forma trupore të padëshirueshme.
Gjithsesi, pasi morën oksitocinë, pacientët me anoreksi rezultuan më pak të prirur të përqendroheshin te këto pamje.