Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kulla: Katër arsye kundër demarkacionit

Katër arsye kundër demarkacionit/ Nga Ilir Kulla

Në Kosovë ka një problem themeltar me çështjen e demarkacionit dhe pushtetin e ndërkombëtarëve.

Së pari problemi ka të bëjë me një ndarje juridike përfundimtare mes 2 shteteve të ish Jugosllavisë ku palët e kanë njohur njëra-tjetrën në kufinjtë e deritanishëm.

Së dyti ripërcaktimi i ri kufitar dmth edhe shpronësim i forcuar i një numri të madh individësh dhe familjesh pa u kompensuar fare në favor të një vendi tjetër. E njëjtë do të ishte situata p.sh nëse qindra pronarë kullotash pyjesh shtëpish shqiptare të Hasit të Rugovës do ta humbnin pronësinë e tyre nëse kufiri ndërshtetëror do të rishikohej dhe ajo hapësirë do t’i kalonte hasianëve këtej kufirit. Pra kjo çështje krijon dhe një konflikt socio-ekonomik jo të vogël.

Së treti cila është arsyeja pse ky kufi duhet të rishikohet; thuhet sepse Mali i Zi duhet të hyje në NATO. Malin e Zi të hyjë në NATO nuk e pengon Kosova sepse edhe po të dojë nuk i ka ato mundësi, por edhe sepse vetë kufinjtë e Kosovës janë kufinj që ruhen nga NATO pra janë vetë NATO kështu që aleanca nuk e ka kusht definitiv për anëtarësim apo domosdoshmëri atë.

Së katërti Kosova praktikisht ka humbur një të pestën e territorit në veri të Kosovës, e cila nuk do t’i kthehet më kurrë realisht Kosovës. Gjithashtu Kosovës i është imponuar nga ndërkombëtarët një Serbi e vogël brenda territorit nëpërmjet të ashtuquajturit Asocacion Komunash Serbe me pretendimin se kjo sakrificë e Prishtinës do të kontribuonte në një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi për njohje nga kjo e fundit, gjë që nuk ka ndodhur. Mbështesit e marrëveshjes aktuale të demarkacionit thonë se kjo duhet të ndodhë se na e kërkojnë ndërkombëtarët.

Lind pyetja nëse largqoftë ndërkombëtarët i kërkojnë të rikthehen me Serbinë këta çfarë do të bënin?! Uroj që kjo marrëveshje e padrejtë e demarkacionit të rrëzohej në Kuvendin e Kosovës dhe të bëhet një marrëveshje e re e drejtë dhe dinjitoze.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: