Albspirit

Media/News/Publishing

Indi, nuk paguan pajën, “burgoset” në shtëpi nga i shoqi

Foto ilustrative

Një grua 32-vjeçare nga New Delhi është mbajtur “e burgosur” në shtëpi për tre muaj nga bashkëshorti, sepse kishte refuzuar të paguante pajën martesore. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni NDT, i cili ka transmetuar imazhe të gruas e bërë kockë e lëkurë nga kequshqyerja dhe qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë. Ajo është shtruar në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.

Kavita, nënë e tre fëmijëve, ishte mbyllur në një dhomë të shtëpisë në lagjen Jaitpur, një jug-lindje të kryeqytetit, pasi ishte prekur nga një sëmundje ngjitëse. Bashkëshorti i kishte mohuar kurimin dhe prej 2 vitesh ajo i nënshtrohej keqtrajtimeve dhe presioneve psikologjike nga ana e vjehrrës. Gruaja e martuar që nga viti 1999, kishte refuzuar të blinte një lavatriçe të re dhe ky ka qenë motivi i gjithë keqtrajtimit të saj të gjatë.

Please follow and like us: