Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-e dashura e Papës: E refuzova, ndaj u bë prift

e dashura e papes

Papa i parë nga Amerika Latine mund të ketë qenë një ‘latin lover’. Një ish-e dashura e tij, me të cilën njiheshin që në fëmijëri, thotë se ajo mund ta ketë shtyrë të hynte në kishë. Amala Damonte, 76 vjeçe, e cila ishte rritur në të njëjtën lagje me të, thotë se u shokua kur mësoi se Bergoglio u bë Papë. “Ngriva përpara televizorit. Nuk e besoja dot se Jorge ishte bërë Papë”, tha ish-e dashura e tij, tashmë e moshuar. Ishte viti 1948 or 1949 kur papa i ri i kishte shkruar një letër ku i propozonte për martesë.

Untitled-2.jpg

 

“Nuk ishim më shumë se 12-13 vjeç, tregon Amala. – Ai më tha se do martohemi dhe do të blej ty një shtëpi të bardhë ku të jetojmë bashkë. Më tha se nëse e refuzoja, do të bëhej prift. Për fatin e mirë të tij, unë thashë jo”, – thotë Amala, e cila ende jeton pranë shtëpisë së fëmijërisë së tij.

Untitled-2.jpg

Megjithatë, ekziston mundësia që ajo të mos ketë qenë e vetmja femër në jetën e tij, pasi Bergoglio ka pranuar në një intervistë në vitin 2010 se ka pasur një të dashur, me të cilën i pëlqente të kërcente tango.

Please follow and like us: