Jahti luksoz i Steve Jobs konfiskohet për mos shlyerje pagesash
Venus, jahti i teknologjisë së lartë, porositur nga kompania Apple para vdekjes së Steve Jobs, është konfiskuar në portin e Amsterdamit nga projektuesi i saj Philippe Starck. Ky i fundit pretendon se trashëgimtarët e të ndjerit Jobs janë ende në borxh ndaj tij prej 3 milion eurosh.
Ndërsa porti i Amsterdamit ku ndodhet aktualisht Venus e ankoruar, deklaroi se anija nuk mund të lejohet të largohet. Zëdhënësi i portit Jeroen Ranzijn, tha për BBC se varka është një markë e re dhe se vlera e saj i kalon 3 milionët e pretenduar nga Starck, kështu që palëve do t’u duhet të luftojnë për ta nxjerrë atë nga porti. Avokati i P. Starck, Roelant Klaassen foli për Reuters duke dhënë garancinë që varka do të vazhdojë të qëndrojë në port në pritje të pagesës ndaj klientit të tij, nga përfaqësuesit e pasurisë së S.Jobs. Ata i besonin njëri-tjetrit ndaj edhe nuk ka një kontratë të detajuar për pagesën përfundoi Klaassen. Vetë zoti Stark nuk ishte i disponueshëm për komente.
Ndërkohë as avokati që përfaqëson pronarët e “Venus-it” nuk ka dhënë as një koment lidhur me këtë ngjarje. Philippe Starck bashkëpunoi me Steve Jobs për pesë vjet në këtë projekt duke e quajtur atë edhe një varkë që “tregon elegancën e inteligjencës”. Sipas tij Venus, duket e çuditshme për të qenë një anije por forma e saj është rezultat i punës që ai ndante më Steve Jobs i cili vdiq në 2011 dhe nuk e pa kurrë anijen e tij të dilte në det.