Këngët e Julio Iglesias, mjet torture nga Pinoçeti
Muzika e pandërprerë dhe me volum të lartë mund të shërbejë si sistem torture. Sipas një studimi të Universitetit të Manchester, kjo ka qenë metoda e torturës më e përdorur nga agjentët e diktatorit kilian Augusto Pinoçeti për të shtypur veprimtarinë e opozitarëve dhe disidentëve.
Këngët e “preferuara” si torturë ishin gati të gjitha të Julio Iglesias, idhullit të Amerikës Latine, dhe të këngëtares franceze Dalida.
Please follow and like us: