Albspirit

Media/News/Publishing

Kinë, ndërton një mal dhe një vilë… në majë të pallatit 27-katësh

Rocky style villa on the roof of a tower block, Haidian, China - 12 Aug 2013Një burrë në Kinë shpenzoi 6 vjet për të ndërtuar vilën që gjithmonë kishte ëndërruar në një mal shkëmbor, por me një problem të vogël; e gjithë struktura është e vendosur në majë të një gradaceli të lartë 27-katësh me blloqe banimi.

kie 1

Profesori ekscentrik, Zhang Lin, i vendosur për të ndërtuar vilën e tij që duket sikur është gdhendur në majë të një shkëmbi, zhvendosi disa tonë rrënoja dhe shkëmbinj mbi tarracën e një pallati.

kie 2

Banorët e pallatit vuajtën për një kohë të gjatë zhurmën nga punimet, ndërsa tani jetojnë çdo ditë më  frikën për problemet që mund të shkaktojnë shkëmbinjtë që ndodhen mbi pallat për shkak të peshës së madhe.

Rocky style villa on the roof of a tower block, Haidian, China - 12 Aug 2013

“Në fillim ajo ishte një papafingo e vogël, tregon njeri nga fqinjët, por pastaj ai e shembi dhe ndërtoi një mal mbi kokat tona”, vijon ai.

Por tashmë gjithë ajo punë që i ka kushtuar 6 vjet rrezikon të shkojë dëm, pasi profesori nuk ka marrë leje për të ndërtuar vilën e tij, le më pastaj malin me shkëmbinj… vetëm nëse arrin t’i bindë të gjithë se gjithë ajo strukturë shkëmbinj nuk përbën asnjë rrezik për jetën e banorëve që jetojnë poshtë tij.

Rocky style villa on the roof of a tower block, Haidian, China - 12 Aug 2013

 

 

Please follow and like us: