Albspirit

Media/News/Publishing

KLSH: Fondi Shqiptar i Zhvillimit dëm mbi 35 milionë lekë vetëm për një lot Tamarë-Vermosh

KLSH: Fondi Shqiptar i Zhvillimit dëm mbi 35 milionë lekë vetëm për një lot Tamarë-Vermosh

Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në subjektin “Fondi Shqiptar i Zhvillimit” mbi “zbatimin e ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e veprimtarisë Ekonomiko-Financiare”, ngarkohet me përgjegjësi Fondi Shqiptar i Zhvillimit për mosveprime të kryera në procedurat e tenderit “Rikonstruksioni I rrugës Tamarë-Vermosh Loti I” FSHZH I është shkaktuar një dëm prej 35.372.546 lekë nga diferenca e ofertës më të ulët me ofertën më të lartë.

Në gjetjen nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit “Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti I” nga FSHZH është kërkuar që operatorëve ekonomik me oferta më të ulëta të paraqesin analiza çmimesh bazuar dokumenteve të tenderit. Operatori me ofertë më të ulët në analizat e dhëna prej tij, ndryshon çmimet nga oferta fillestare, ku janë paraqitur më të larta dhe nga ana e Autoritetit Kontraktor është gjykuar si shkak për s’kualifikim. Me rritjet e çmimeve nga operatori ekonomik, përsëri oferta e këtij operatori të papërgjegjshëm ngelet më e ulët.

Nga Autoriteti Kontraktor nuk është marrë asnjë masë për verifikime të mëtejshme apo konfiskimin e sigurimit të ofertës në vlerë prej 10,800,000 lekë si operator i papërgjegjshëm, për të mbrojtur institucionin nga ofertuesit që tërhiqen para përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së ofertës së tyre, ose për refuzimin e nënshkrimit të kontratës.

“Për këto mosveprime, FSHZH-së i është shkaktuar një humbje prej 35,372,546 lekë nga diferenca e ofertës më të ulët me ofertën pasardhëse. Në këtë procedurë prokurimi nuk janë përdorur me eficensë, efektivitet dhe ekonomicitet fondet të cilat akordorhen nga bankat donatore të huaja dhe që disbursohen nga Qeveria Shqiptare dhe nuk janë parandaluar risqet që paraqiten nga veprimet evazive të kompanive që ndërmarrin iniciativa për implentimin e punëve civile”, thuhet në raportin e auditimit. Sipas auditimit nuk është kryer një analizë mbi ofertat ekonomike dhe nuk është marrë asnjë masë për të paralajmëruar operatorin ekonomik, ku do i mbahej sigurimin e ofertës dhe të detyronte operatorin t’i përgjigjej ofertës deri në fund të procedurës në përputhje me Dokumetet e Tenderit për të mbrojtur investitorin.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: