Albspirit

Media/News/Publishing

Krijohet parfumi për “kopracët”

Megjithëse për gratë duhej të përdorej një parfum plotësisht i kundërt, një grup shkencëtarësh të koordinuar nga Eric Spangenberg i “Washington State University College of Business” ka krijuar një aromë që të nxit të bësh blerje.

Bëhet fjalë për një parfum të thjeshtë, por që është në gjendje të nxjerri jashtë nesh “konsumatorin”. Rezultatet e studimit janë publikuar në “Journal of Retailing”, në të cilin saktësohet se qindra blerës zviceran kanë provuar parfumin.

“Është e njohur që aroma e pishave në Krishtlindje apo e biskotave të sapodala nga furra, të nxisin të blesh dhe të shpenzosh për dhurata. Duke shfrytëzuar këtë mekanizëm kemi zbuluar se tek konsumatorët dëshira për të bërë blerje shtohet nëse i nënshtrohen aromave të thjeshta. Një esencë natyrale dhe pak artificiale në ambient u jep mundësi konsumatorëve të fokusohen në blerje”,-ka shpjeguar Spangenberg.

Please follow and like us: