Albspirit

Media/News/Publishing

Lady D. e veshur si burrë, në një lokal gay me Freddie Mercury

Fredi-Mercure-dhe-Lady-DianaFreddy Mercury ka veshur si burrë princeshën Diana dhe bashkë me disa miq të tij kanë shkuar në një bar ku mblidheshin homoseksualët në Londër. Kështu thotë aktorja  Cleo Rocos në librin e kujtimeve të saj, të publikuara nga Sunday Times online.

Aktorja tregon se në hyrje të Royal Vauxhall Tavern, “mendonim se do ta kishin njohur se kush ishte. Por e gjithë vëmendja u përqendrua tek Mercury dhe mikut të tij dj Kenny Everett, ndërsa princesha e veshur me xhaketë ushtarake, kapele dhe syze u injorua plotësisht”. Ajo arriti të porosiste vetë një pije dhe kamerieri nuk e njohu fare. “I pëlqeu shumë, ishte sikur të ishte ‘zhdukur’. Dukej si një djalosh i mrekullueshëm’, kujton aktorja.

Princesha Diana, gati gjithë jetën u përndoq nga fleshi i fotografëve. Ajo humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1997 në Paris, teksa makina e saj ndiqej nga disa paparacë.

Please follow and like us: