Lungomare, një fasadë që kundërmon
Para disa ditesh kryeministri vendit, njeheresh deputet i pare i Vlores inspektoi ecurine e punimeve pergjate shetitores me pisha buze detit ( lungomare, lungo-gomare, lungohale, lungoshtegu, lungozeza etj….).
Foli per ritme te shpejta, cilesi, disiplinim te ujrave te zeza, foli per nje veper spektakolare dhe rezultat spektakolar.
Foli per pendese edhe te atyre qe leshojne romuze dhe fjale te nxituara dhe qe do thone s’kam thene une.
Ne qe flasim, ne fakt eshte per te uleritur, quaje opozite po deshe, nuk leshojme romuze, por flasim per 1.8 miliardat e vjedhura te shtufit te grabitur dhe perpire nga deti, flasim per bizneset dhe turizmin qe po falimentojne, flasim per zvarritjen pafund te punimeve,flasim per ndryshimin e projektit fillestar nga rruge me dy korsi ne rruge as nje kalimshe, mungesen e ndricimit, flasim per ujrat e zeza qe derdhen ne det, flasim per ngjyren e ndryshuar te ujit te plazhit,flasim per trafikun rraskapites dhe do vazhdojme te flasim pa then qe s’kam thene une, do flasim pa reshtur per realitetin qe jetojme.
Ne flasim se e duam Vloren!
Flasin edhe qytetaret qe jetojne per dite dhe bejne humor me shetitoren e pishave, tashme pervec se ne rresht mjere dhe bebet ne karroce cdo heqin nga tronditja ne sokakun me gure te shetitores, nuk flasin per zonjat me taka se ato e kane nje zgjidhje thone, veshin sheshkat.
Dhe kur degjon qe flet me superlativa mbi ecurine dhe cilesine e punimeve, nisur nga zanati piktor, se mos te shkon mendja qe Shetitoren e Pishave ta quash veper arti dhe ta konkurosh me vepren e van Gogh, Shetitoren e Plepave (Avenue de la Poplars).
S’besoj ta keni seriozisht, me kembe ne toke, take it easy.
Zoti kryeminister, deri tani modeli juaj rrezatues i rilindjes urbane “Lungomare” eshte vetem nje Fasade qe Kuterbon!
Until then ……Merre shtruar !!!
P. S. Fotot e ujrave te zeza jane shkrepur sot pervec te fundit.