Marsi ishte i populluar me qenie të gjalla 3.6 miliardë vite më parë?
Një zbulim sensacional i destinuar për të ndryshuar orientimin e shumë shkencëtarëve skeptik dhe jo vetëm. Natyrisht duhet marrë ende me rezerva në pritje të përhapjes së njoftimit zyrtar të NASA. Gjithsesi flitet se në Mars ka shenja jete. Këtë e kanë treguar rezultatet e analizave të truallit të planetit të kuq të kryer nga roboti laboratorik Curiosity në kraterin Gale, të publikuar në gjashtë artikuj në revistën Science.
Analizat tregojnë se rreth 3,6 miliardë vite më parë, krateri Gale, ku Curiosity mbërriti në 6 gusht 2012, ishte një liqen i madh dhe një “ambient i jetueshëm” në gjendje të mbarte mikroorganizma kemio-litoautotrofi, të aftë të marrin nga shkëmbinjtë dhe mineralet, energjinë nga e cila kishin nevojë të jetonin. Në Tokë, baktere të tilla jetojnë në brendësi të shpellave dhe ujërave hidro-termale.