Ministri këshillon zyrtarët: Mësoni nga gratë, uluni kur urinoni
“Merrni shembull nga gratë dhe uluni kur urinoni”. Rekomandimi ka ardhur nga ministri i mbrojtjes mjedisore i Tajvanit, Stephen Shen.Masa e çuditshme, e cila me shumë gjasa është marrë për shkak të nivelit të ulët higjenik nëpër tualetet publike, pritet të bëhet publike së shpejti. Drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Yuan Shaw-jing ka shpjeguar se praktika nuk është e panjohur më parë, pasi 30% e burrave në Zvicër dhe Japoni, ulen kur urinojnë. Lajmi ka sjellë komente të pafundme në internet nga meshkujt, të cilët duken të vendosur të mos ndryshojnë “zakonin e vjetër”.
Please follow and like us: