Albspirit

Media/News/Publishing

Mjekët largohen nga Shqipëria

MjekNë dy vite e gjysmë rreth 400 mjekë kanë bërë kërkesë për t’u larguar nga vendi
Rreth 400 mjekë kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria vetëm për dy vjet e gjysmë. Shifrat shqetësuese publikohen nga Institucioni i Urdhrit te Mjekut Presidenti i të cilit thotë se fenomeni po krijon boshllëk në sistemin shëndetësor në vend.
Në dy vite e gjysmë rreth 400 mjekë kanë bërë kërkesë për t’u larguar nga vendi. UMSH: po krijohet boshllëk në sistem, politikë bërësit të nderhyjnë
Thuajse sa mjekë dalin cdo vit nga Universiteti i Mjekësisë aq kërkojnë edhe të largohen nga vendi duke krijuar kështu një vakum në sistemin shëndetësor.
Shqetësimi ngrihet nga Urdhri i Mjekut, institucion ku bluzat e bardha drejtohen për tu pajisur me çertifikatën e sjelljes, dokument i cili ju shërben për t’u punësuar në shtetet ku do të emigrojnë.
Kryesisht synojnë Gjermaninë, por dhe shtete të tjera europiane.
Arsyet që kanë renditur në pyetesorët qe iu ka kërkuar të plotësojë Urdhri i Mjekut janë të ndryshme.
Shkaqe këto që i detyrojnë shumë prej tyre të refuzojnë të punësohen në spitalet e vendit ku prej kohësh mungojnë mjekët specialist. Prandaj Presidenti i Urdhërit të Mjekut e cilëson emergjente ndërhyrjen institucionale.
Vetëm shtatë mjekë specialist sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë pranuar të ushtrojnë profesionin e tyre në spitalet rajonale ndërkohë që vendi ka nevojë për rreth 300 të tillë./ABC
Please follow and like us: