Albspirit

Media/News/Publishing

Myqerem Tafaj: Qeveria e papërgjegjshme, i privon të rinjve arsimin profesional

Myqerem Tafaj: Qeveria e papërgjegjshme i privon të rinjve arsimin profesional

Ish ministri i Arsimit Myqerem Tafaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar kategroizimin që po I bëhet nxënësve në shkollën e mesme profesionale në Kamëz duke iu mohuar të drejtën e marrjes së rofesionit atyre me mesatarre të ulët. Kjo sipas ish-ministrit Tafaj është në kundërshtim të hapur me ligjin ekistues.

“Qeveria po godet Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz dhe po vret shpresën e fëmijëve të kësaj zone për shkollim profesional. Miq, po shpërndaj një njoftim të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz për pranimet e nxënësve, për të treguar një veprim tërësisht arbitrar dhe arrogant të kësaj qeverie për kufizimin flagrant të së drejtës së nxënësve, për të vijuar arsimin e mesëm profesional. Ligji në fuqi nuk parashikon një kufizim të tillë absurd. Përse paskan të drejtë vetëm nxënësit që kanë notë mesatare mbi 8 të ndjekin degën e teknologjisë së informacionit apo të shërbimit social, ndërkohë që ato janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës? Po nxënësit 15-vjecar me notë më të ulët nuk paskan të drejtë të mësojnë një profesion, për t‘u punësuar dhe për të jetuar më mirë? ”

Ish ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e konsideroi papërgjegjshmëri të skajshme vënien e kritereve të tilla.

“Kjo është arrogancë dhe papërgjegjshmëri e skajshme e kësaj qeverie. Kritere të tilla kufizuese për pranimet në arsimin profesional tregon se, premtimet e kësaj qeverie për nxitjen e të rinjve të ndjekin arsimin profesional. janë thjesht mashtrime për qytetarët. Kjo vërtetohet edhe nga një vendim tjetër. arrogant dhe keqdashës, i kësaj qeverie për të mbyllur shumë degë të kerkuara nga tregu i punës si sekretari-administrim zyre, hoteleri- turizëm, ekonomi, etj., në këte shkollë, e cila është, aktualisht, shkolla më e madhe profesionale në vendin tonë dhe ndër më të kërkuarat nga nxënësit e Kamzës, Paskuqanit, Vorës, Kasharit, Fushë Krujës, Dajtit dhe disa fshatrave të Tiranës, pra nga një zonë me popullsi rreth 200 mijë banorë”.

Tafaj sjell në vëmendje në postimin e tij se “Kjo shkollë ishte drejt mbylljes dhe kishte vetëm rreth 200 nxënës në vitin 2005. Mbështetja e fuqishme nga qeveria në bashkëpunim me partnerët e huaj, bëri që shkolla të kishte rreth 1300 nxënës në vitin shkollor 2012-2013. Kujtoj këtu, që kjo është e para shkollë e mesme profesionale, sëcilës i është miratuar nga Qeveria Berisha, në vitin 2013, edhe statusi e Qendrës Shumëfunksionale të Arsimit dhe Formimit Profesional.Kush është i interesuar të dobësohet kjo shkollë? Përse u kufizohet qindra vajzave dhe djemve 15-vjecarë të kësaj zone, e drejta themelore kushtetuese për shkollim të mesëm profesional? Mos vallë kjo qeveri i konsideron fëmijet e kësaj zone si qytetarë të dorës së dytë dhe u kufizon atyre të drejtën e shkollimit të mesëm?”

Tafaj i bën thirrje Bordit dhe Këshillit të Mësuesve të kësaj shkolle të kundërshtojnë zbatimin e këtyre vendimeve diskriminuese dhe shkatërruese për këtë shkollë dhe të mbrojnë, me vendosmëri. interesat e nxënësve që kërkojnë të regjistrohen në këtë shkollë.

Më poshtë kategorizimi për rregjistrim:

Shkolla Profesionale Kamez
22 Std. ·
Regjistrimet në Shkollën e mesme Profesionale Kamëz vazhdojnë:
Teknologji Informimi dhe Komunikimi – mesatarja 8.5
Shërbim Social Shëndetësor – mesatarja 8
Shërbim Mjetesh Transporti – mesatarja 7
Hoteleri Turizëm – mestarja 7
Bujqësi – 6

 https://www.facebook.com/cercizloloci/
Please follow and like us: