Nëse të kujtohet ëndrrat që ke parë natën…
Një studimi i fundit duket se ka zbuluar se si i memorizojmë ëndrrat që shohim gjatë gjumit dhe se pse disa njerëz nuk arrijnë t’i mbajnë mend ëndrrat e tyre. Një grup neurologësh francezë në Lyon Neuroscience Research Center kanë individualizuar dy tipa ëndërrimtarësh, nga të cilët vetëm njëri grup është i aftë t’i rikujtojë ëndrrat dhe kjo lidhet me një zonë të trurit që është përgjegjëse për memorizimin e ëndrrave në memorien tonë gjatë kohës që jemi në gjumë.
Në një studim të botuar në revistën “Neuropsychopharmacology”, neurologët francezë kanë kokluduar se personat që i mbajnë mend ëndrrat e tyre pothuajse çdo ditë zgjohen natën dy herë më shpesh se sa njerëzit që rrallëherë i mbajnë mend ëndrrat e tyre.
Ata gjithashtu konstatuan se truri i njerëzve që i kujtojnë më mirë ëndrrat reagon më shpejt ndaj tingujve gjatë gjumit dhe gjendjes së zgjuar.
Për shembull, ata zbuluan se këta persona reagojnë më fuqishëm kur dëgjojnë emrin e tyre. Më shumë periudha të zgjimit mund t’i japin trurit një shans për t’i memorizuar ëndrrat. Hulumtuesit sugjeruan se personat, truri i të cilëve reagon më shumë ndaj tingujve, kanë më shumë periudha të zgjimit gjatë natës, dhe pikërisht gjatë këtyre periudhave truri i memorizon ëndrrat.
“Truri në gjumë nuk është i aftë ta memorizojë informacionin e ri, ai ka nevojë të zgjohet që të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, thotë Perrine Ruby, drejtues i këtij studimi.