Albspirit

Media/News/Publishing

Ngel 107 herë në testin e patentës

shoferi em i keqFatkeqi nga Londra është një 28 vjeçar i panjohur, i cili deri tani ka shpenzuar 3,317 stërlina duke u përpjekur 107 herë të kalojë testin e teorisë, që kushton 31 stërlina. Testi i teorisë duhet të përmbushet për 57 minuta dhe përfshin shumë pyetje, nga ku 43 prej 50 duhet t`i përgjigjesh patjetër saktë. Duhen minimumi 44 pikë nga 75 të mundshme.

Failed-Motoristët duhet t`i kalojnë të dyja llojet e  testeve për të vazhduar praktikën e motorit. Një 40 vjeçar mban numrin rekord të 37 përpjekjeve të dështuara për të kaluar testin e praktikës. Kjo i ka kushtuar atij 2,294 stërlina, para me të cilat ai mund të kishte blerë një makinë të dorës së dytë. Testi i praktikës kushton 62 stërlina në ditët e zakonshme të javës dhe 75 stërlina për mbrëmjen, fundjavat ose festat.

Makina me të cilën bëhet praktika është projektuar që të jetë e sigurt për lloje të ndryshme rrugësh dhe për kushtet e trafikut. Një instruktor i autoshkollës shprehet se numri i përpjekjeve të dështuara është i pazakontë, por se çdo njeri duhet të marrë kohën e mjaftueshme për të mësuar makinën.

Please follow and like us: