Albspirit

Media/News/Publishing

Nisma e Indisë kundër duhanit: çakmakë me muzikë funebre

Duhanpirja është një ves i vështirë për t’u lënë dhe shumë i dëmshëm për shëndetin, po është po kaq e vështirë të ndërgjegjësosh një duhanpirës se duhet të heqë dorë nga vesi i tij, që i bën keq atij vetë, por edhe të tjerëve përreth. Pikërisht, lidhur me ndërgjegjësimin, nga India vjen një nismë sa e veçantë, aq edhe e çuditshme.

Të gjithë duhanpirësit që shkojnë për të blerë një paketë në dyqan, ngjitur me të përfitojnë edhe një çakmak, dhe deri këtu nuk asgjë të keqe. Por, pikërisht çakmaku dhuratë është edhe kleçka e fushatës kundër duhanit: në vend të çakmakëve klasikë, duhapirësit do të përftojnë një ‘çakmak muzikant’, që luan muzikë funebre sa herë që përdoret për të ndezur një cigare.

Melodia e zgjedhur posaçërisht për këtë rast është një himn indian që këndohet gjatë ceremonive mortore dhe që në vend tashmë është bërë sinonim i vdekjes.
Fushata antiduhan kanë qenë të larmishme në të gjithë botën, po kjo e Indisë është me të vërtetë e veçantë dhe sipas asaj që raportojnë mediat vendase , edhe efikase: pothuajse të gjithë amatorët që tentojnë të provojnë duhanin për herë të parë, ikin të tmerruar sapo dëgjojnë ‘himnin e vdekjes’, ndërsa shumë të tjerë zgjedhin të hedhin cigaren.

Please follow and like us: